Njih të drejtat e tua mjedisore
Ky është informacion i përgjithshëm, jo këshillim ligjor formal.
E drejta për informacion mjedisor
E drejta për informacion mjedisor është një nga tri shtyllat kryesore të Konventës së Aarhusit dhe një kusht i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen mjedisore. Aksesi në informacion të…
Lexo më shumë Shfaq më pak : E drejta për informacion mjedisor
E drejta për informacion mjedisor është një nga tri shtyllat kryesore të Konventës së Aarhusit dhe një kusht i rëndësishëm për garantimin e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrjen mjedisore. Aksesi në informacion të plotë, të saktë dhe të përditësuar i mundëson publikut të kuptojë çështjet mjedisore, të vlerësojë ndikimet e mundshme në mjedis dhe të marrë pjesë në mënyrë efektive në proceset vendimmarrëse.
Kjo e drejtë qëndron edhe më vete: çdo person mund të kërkojë informacion mjedisor nga autoritetet publike, pa qenë e nevojshme të justifikojë arsyen e kërkesës apo ta lidhë atë me një proces të caktuar vendimmarrjeje.
Konventa e Aarhusit e organizon të drejtën për informacion mjedisor në dy dimensione plotësuese:
Informimi pasiv – është e drejta e publikut për të kërkuar dhe marrë informacion mjedisor nga autoritetet publike. Ai u mundëson individëve të kenë akses në informacionin që u nevojitet, pa qenë të detyruar të shpjegojnë arsyen e kërkesës.
Informimi aktiv – nënkupton detyrimin e autoriteteve publike për të mbledhur, përditësuar dhe publikuar informacion mjedisor me interes për publikun, pa qenë e nevojshme që ky informacion të kërkohet paraprakisht. Qëllimi është që publiku të ketë akses të vazhdueshëm dhe të lehtë në informacionin mbi gjendjen e mjedisit dhe çështjet që lidhen me të.
Pjesëmarrja në vendimmarrje
Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen mjedisore i jep publikut mundësinë të shprehë mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tij për çështje që ndikojnë në mjedis, duke kontribuar në vendimmarrje më transparente dhe gjithëpërfshirëse. Pjesëmarrja efektive kërkon…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Pjesëmarrja në vendimmarrje
Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen mjedisore i jep publikut mundësinë të shprehë mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tij për çështje që ndikojnë në mjedis, duke kontribuar në vendimmarrje më transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Pjesëmarrja efektive kërkon që publiku të ketë akses në informacionin përkatës dhe mundësinë që mendimet dhe komentet e tij të merren në konsideratë gjatë procesit të vendimmarrjes.
Kjo e drejtë përfshin tri fusha kryesore:
Pjesëmarrja në vendimet për veprimtari të caktuara – Publiku që mund të ndikohet nga një veprimtari ose që ka interes në të ka mundësinë të përfshihet në procesin e vendimmarrjes, veçanërisht kur veprimtaria mund të ketë ndikim në mjedis.
Pjesëmarrja në hartimin e planeve, programeve dhe politikave mjedisore – Publiku mund të kontribuojë në hartimin e planeve, programeve dhe politikave që lidhen me mjedisin, duke paraqitur mendime dhe propozime përpara miratimit të tyre.
Pjesëmarrja në hartimin e rregullave dhe akteve ligjore – Publiku ka mundësinë të përfshihet në proceset e përgatitjes së rregullave dhe akteve ligjore që lidhen me mjedisin, përmes dhënies së komenteve dhe sugjerimeve gjatë procesit të hartimit.
Qasja në drejtësi
E drejta për t’iu drejtuar organeve të drejtësisë i mundëson publikut të kërkojë mbrojtje ligjore kur cenohet e drejta për informacion mjedisor, kur nuk respektohen të drejtat e pjesëmarrjes në vendimmarrje ose kur shkelen dispozitat…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Qasja në drejtësi
E drejta për t’iu drejtuar organeve të drejtësisë i mundëson publikut të kërkojë mbrojtje ligjore kur cenohet e drejta për informacion mjedisor, kur nuk respektohen të drejtat e pjesëmarrjes në vendimmarrje ose kur shkelen dispozitat ligjore që lidhen me mjedisin.
Ajo synon të garantojë që të drejtat mjedisore të mos mbeten vetëm në letër, por të mund të mbrohen nëpërmjet procedurave ligjore. Ajo u jep mundësi qytetarëve dhe organizatave të kërkojnë shqyrtimin e vendimeve, veprimeve ose mosveprimeve të autoriteteve publike dhe, në rastet e parashikuara nga legjislacioni, të kundërshtojnë shkeljet e ligjit mjedisor.
Në këtë mënyrë, publiku mund të kërkojë zbatimin e legjislacionit mjedisor dhe të kontribuojë në garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së mjedisit.
Interesat individuale dhe kolektive
Interesat individuale lidhen me të drejtën e çdo personi për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij kur ato ndikohen nga çështje mjedisore. Për shembull, një individ mund të kërkojë informacion për ndotjen pranë…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Interesat individuale dhe kolektive
Interesat individuale lidhen me të drejtën e çdo personi për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij kur ato ndikohen nga çështje mjedisore. Për shembull, një individ mund të kërkojë informacion për ndotjen pranë banesës së tij, të marrë pjesë në një konsultim publik ose të kundërshtojë një vendim që mund të ndikojë në shëndetin apo pronën e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Interesat kolektive lidhen me mbrojtjen e mjedisit si një e mirë e përbashkët. Ato përfshijnë çështje që prekin komunitete të tëra, si ndotja e ajrit dhe ujit, administrimi i mbetjeve, mbrojtja e zonave natyrore dhe ruajtja e biodiversitetit. Në këto raste, qytetarët, grupet e interesit dhe organizatat mjedisore mund të angazhohen për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar zbatimin e legjislacionit mjedisor.
“Publiku” nënkupton një ose më shumë persona fizikë ose juridikë, në përputhje me legjislacionin e praktikat kombëtare, shoqatat, organizatat, dhe grupimet e tyre;
“Publiku i interesuar” nënkupton publikun e ndikuar ose që mund të ndikohet, apo që është i interesuar për vendimmarrjen mjedisore; për qëllimet e këtij përkufizimi, shoqatat jo-qeveritare që promovojnë mbrojtjen e mjedisit dhe plotësojnë kërkesat e vëna në ligjet kombëtare, do të konsiderohen të interesuara
Afatet dhe hapat praktikë
Legjislacioni shqiptar u njeh qytetarëve të drejtën për të kërkuar informacion mjedisor, për të marrë pjesë në konsultimet publike dhe për të kërkuar mbrojtje ligjore kur cenohen të drejtat e tyre. Për t’i ushtruar këto…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Afatet dhe hapat praktikë
Legjislacioni shqiptar u njeh qytetarëve të drejtën për të kërkuar informacion mjedisor, për të marrë pjesë në konsultimet publike dhe për të kërkuar mbrojtje ligjore kur cenohen të drejtat e tyre. Për t’i ushtruar këto të drejta në mënyrë efektive, është e rëndësishme të njihen procedurat, institucionet kompetente dhe afatet përkatëse.
Kërkesa për informacion mjedisor
Çdo person mund t’i drejtohet autoritetit publik që disponon informacionin mjedisor, pa qenë i detyruar të shpjegojë arsyen e kërkesës. 10 ditë pune: afati i përgjithshëm për trajtimin e kërkesës për informacion. 15 ditë pune:…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Kërkesa për informacion mjedisor
Çdo person mund t’i drejtohet autoritetit publik që disponon informacionin mjedisor, pa qenë i detyruar të shpjegojë arsyen e kërkesës.
10 ditë pune: afati i përgjithshëm për trajtimin e kërkesës për informacion.
15 ditë pune: kur kërkesa i dërgohet një autoriteti tjetër publik, sipas kushteve të parashikuara nga ligji.
Deri në 5 ditë pune shtesë: zgjatja e mundshme në rastet e përcaktuara me ligj.
30 ditë pune: afati për t'u ankuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kur informacioni refuzohet ose nuk jepet brenda afatit ligjor.
Pjesëmarrja në konsultimet publike
Qytetarët dhe grupet e interesit mund të paraqesin komente dhe rekomandime për projektakte, dokumente strategjike dhe politika me interes publik, përfshirë ato që lidhen me mjedisin. 20 ditë pune: afati i përgjithshëm për paraqitjen e…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Pjesëmarrja në konsultimet publike
Qytetarët dhe grupet e interesit mund të paraqesin komente dhe rekomandime për projektakte, dokumente strategjike dhe politika me interes publik, përfshirë ato që lidhen me mjedisin.
20 ditë pune: afati i përgjithshëm për paraqitjen e komenteve dhe rekomandimeve në procedurat e konsultimit që mbulohen nga ligji.
Deri në 40 ditë pune: afati i zgjatur për projektakte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, kur vendos organi publik.
Ankimi dhe mbrojtja ligjore
Kur një autoritet refuzon informacionin, nuk respekton procedurat e pjesëmarrjes publike ose merr një vendim që mund të kundërshtohet ligjërisht, personat e interesuar mund të kërkojnë mbrojtje përmes mekanizmave administrativë ose gjyqësorë, sipas kushteve të…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Ankimi dhe mbrojtja ligjore
Kur një autoritet refuzon informacionin, nuk respekton procedurat e pjesëmarrjes publike ose merr një vendim që mund të kundërshtohet ligjërisht, personat e interesuar mund të kërkojnë mbrojtje përmes mekanizmave administrativë ose gjyqësorë, sipas kushteve të zbatueshme.
Nuk ekziston një afat i vetëm për të gjitha ankimet mjedisore. Afati varet nga lloji i vendimit, procedura përkatëse dhe legjislacioni i zbatueshëm. Në rastet kur parashikohen afate të posaçme, ato duhen respektuar.