Qëllimi i kësaj Politike
Avokati i Mjedisit është një platformë e orientuar drejt informacionit, mbështetjes dhe aksesit në të drejtat mjedisore, përfshirë paraqitjen e pyetjeve, raportimin e shkeljeve mjedisore, ndjekjen e çështjeve dhe publikimin e informacionit me interes publik.
Kjo Politikë zbatohet për funksionet “Pyet Avokatin”, “Raporto”, ngarkimin e fotografive, dokumenteve dhe provave, “Ndiq çështjen”, Regjistrin publik, statistikat, komunikimet me email dhe administrimin teknik të platformës.