Avokati i Mjedisit

Profile institucionesh

AdZM

Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM)

Janë strukturat vendore të specializuara, në varësi të AKZM-së, që ushtrojnë funksionet për ruajtjen, menaxhimin, monitorimin dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura në territorin e qarkut përkatës.

Lexo më shumë Shfaq më pak : Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM)

Kompetencat:

Janë strukturat vendore të specializuara, në varësi të AKZM-së, që ushtrojnë funksionet për ruajtjen, menaxhimin, monitorimin dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura në territorin e qarkut përkatës.

AKB

Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Mbështet menaxhimin e integruar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare, si edhe koordinimin e çështjeve që lidhen me përdorimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit.

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Bregdetit

Kompetencat:

Mbështet menaxhimin e integruar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare, si edhe koordinimin e çështjeve që lidhen me përdorimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit.

AKBN

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Administron dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë burimet minerare, hidrokarburet dhe burime të tjera energjetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Kompetencat:

Administron dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë burimet minerare, hidrokarburet dhe burime të tjera energjetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

AKEM

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ka si mision të sigurojë: a) koordinimin, monitorimin dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore (NJQV), institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë në menaxhimin e integruar të mbetjeve,…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve

Kompetencat:

Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ka si mision të sigurojë:

  • koordinimin, monitorimin dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore (NJQV), institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, me qëllim kalimin e këtij sektori në ekonomi qarkulluese;
  • promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për zhvillimin gradual të grumbullimit përmes ndarjes në burim e riciklimit në shkallë të gjerë dhe monitorimin e implementimit të standardeve dhe edukimin mjedisor, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë vendim dhe dispozitat në ligjin përkatës për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
AKM

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) u krijua si ristrukturim i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në mbështetje të ligjit Nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 568 datë…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Kompetencat:

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) u krijua si ristrukturim i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në mbështetje të ligjit Nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 568 datë 17.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 23, datë 03.02.2020 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një institucion qendror publik në varësi të ministrit, që ushtron juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës qendrore të AKM-së dhe 4 Agjencive Rajonale të Mjedisit.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burimet e veta si dhe ka pavarësi në vendimmarrjen dhe kryerjen e funksioneve të saj, të parashikuara me ligj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka selinë në Tiranë dhe ka vulën e vet.

AKM-ja ka për mision mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, përdorimin e matur dhe racional të natyrës e të burimeve të saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Funksionet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit janë:

  • Sigurimi i performancës mjedisore;
  • Kërkimi dhe dija mjedisore;
  • Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe licencimi;
  • si dhe Inspektimi dhe kontrolli tematik për respektimin e kërkesave ligjore e të kushteve mjedisore.
AKP

Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision: “Mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare”.…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Pyjeve

Kompetencat:

Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision: “Mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare”. Në funksionin drejtues Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka rolin e një autoriteti që garanton performancën dhe efikasitetin e sektorit, siguron standarde dhe metodologji për aktivitetet dhe operacionet e sektorit, angazhon palët e interesuara dhe forcon koordinimin/bashkëpunimin midis tyre. Krijon një sistem të përshtatshëm për mbledhjen e informacionit dhe transferimin e njohurive. Është përgjegjëse për garantimin e performancës dhe standardeve në lidhje me fondin pyjor kombëtar.

Ka rolin e një autoriteti që garanton performancën dhe efikasitetin e sektorit të pyjeve, siguron standarde dhe metodologji për aktivitetet dhe operacionet e sektorit, angazhon palët e interesuara dhe forcon koordinimin/bashkëpunimin midis tyre. Krijon një sistem të përshtatshëm për mbledhjen e informacionit dhe transferimin e njohurive.

AKZM

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Administron dhe kontrollon sistemin e zonave të mbrojtura dhe koordinon ruajtjen, menaxhimin dhe monitorimin e tyre në të gjithë vendin.

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Kompetencat:

Administron dhe kontrollon sistemin e zonave të mbrojtura dhe koordinon ruajtjen, menaxhimin dhe monitorimin e tyre në të gjithë vendin.

ARM

Agjencitë Rajonale të Mjedisit (ARM)

Strukturat rajonale të AKM-së përfaqësojnë nivelin rajonal të ushtrimit të funksioneve të institucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë (ARM). Ato mbështesin zbatimin e legjislacionit mjedisor përmes verifikimit të dokumentacionit të aplikimeve për vlerësimin e…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencitë Rajonale të Mjedisit (ARM)

Kompetencat:

Strukturat rajonale të AKM-së përfaqësojnë nivelin rajonal të ushtrimit të funksioneve të institucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë (ARM). Ato mbështesin zbatimin e legjislacionit mjedisor përmes verifikimit të dokumentacionit të aplikimeve për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe lejet mjedisore, administrimit të të dhënave dhe regjistrave mjedisorë, si dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe strukturat e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit. Sipas strukturës së publikuar nga AKM-ja, veprimtaria rajonale organizohet në katër agjenci rajonale: Tiranë–Durrës–Dibër; Fier–Vlorë–Gjirokastër; Berat–Elbasan–Korçë; dhe Lezhë–Shkodër–Kukës. Për një projekt të caktuar, struktura rajonale kompetente përcaktohet duke marrë parasysh territorin ku zhvillohet veprimtaria dhe ndarjen e kompetencave në fuqi.

Bashki

Bashkitë

Bashkia është përgjegjëse për: - Hartimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve mjedisore vendore; - Zhvillimin e strategjive lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor të qytetarëve; - Menaxhimin e mbetjeve (mbledhja, transporti, depozitimi…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Bashkitë

Kompetencat:

Bashkia është përgjegjëse për:

  • Hartimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve mjedisore vendore;
  • Zhvillimin e strategjive lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor të qytetarëve;
  • Menaxhimin e mbetjeve (mbledhja, transporti, depozitimi dhe pastrimi i territorit);
  • Kujdesin për pastërtinë publike dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, parqeve dhe lulishteve;
  • Rehabilitimin e zonave të ndotura dhe parandalimin e ndotjes nga aktivitetet lokale;
  • Kontrollin e zbatimit të rregullave për ndotjen akustike, ajrore dhe ujore në territorin e bashkisë;
  • Dhënien e lejeve mjedisore lokale për aktivitete që ndikojnë në mjedis (sipas kompetencës ligjore);
  • Informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje për çështjet mjedisore;
  • Promovimin e energjisë së pastër dhe të ekonomisë rrethore në territorin e saj.
IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit, ndërtimet, tokën, ajrin, ujërat, pyjet dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore.

Lexo më shumë Shfaq më pak : Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Kompetencat:

Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit, ndërtimet, tokën, ajrin, ujërat, pyjet dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore.

ISHP

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) është institucioni kombëtar përgjegjës për kërkimin shkencor, ekspertizën teknike, monitorimin e faktorëve të rrezikut dhe mbështetjen e politikave në fushën e shëndetit publik. Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit nga…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)

Kompetencat:

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) është institucioni kombëtar përgjegjës për kërkimin shkencor, ekspertizën teknike, monitorimin e faktorëve të rrezikut dhe mbështetjen e politikave në fushën e shëndetit publik. Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit nga ndikimet e mjedisit, ISHP-ja kryen studime dhe vlerësime mbi ekspozimin e popullatës ndaj ndotësve, monitoron treguesit e shëndetit mjedisor dhe kontribuon në vlerësimin e ndikimit të cilësisë së ajrit, ujit, zhurmave dhe faktorëve të tjerë fizikë e kimikë në shëndetin e njeriut. Instituti ushtron gjithashtu funksione kërkimore dhe laboratorike në fushat përkatëse, si dhe ofron ekspertizë teknike për institucionet kompetente.

MIE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ushtron përgjegjësitë përkatëse në zbatimin e masave teknike dhe rregullatore që lidhen me kontrollin e mjeteve motorike, përfshirë…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Kompetencat:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ushtron përgjegjësitë përkatëse në zbatimin e masave teknike dhe rregullatore që lidhen me kontrollin e mjeteve motorike, përfshirë verifikimin e përmbushjes së kërkesave për shkarkimet e gazeve ndotëse. Këto masa synojnë kufizimin e ndotjes së ajrit nga transporti rrugor dhe garantimin e përputhshmërisë së mjeteve me standardet teknike dhe mjedisore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Mjedisi

Ministria e Mjedisit

Misioni i Ministrisë së Mjedisit është të mbrojë, ruajë dhe përmirësojë mjedisin, të sigurojë përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të garantojë zbatimin e legjislacionit mjedisor në Shqipëri. Sipas Rregullores së Brendshme të Ministrisë…

Lexo më shumë Shfaq më pak : Ministria e Mjedisit

Kompetencat:

Misioni i Ministrisë së Mjedisit është të mbrojë, ruajë dhe përmirësojë mjedisin, të sigurojë përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të garantojë zbatimin e legjislacionit mjedisor në Shqipëri.

Sipas Rregullores së Brendshme të Ministrisë së Mjedisit, misioni i saj përfshin:

  • Hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore kombëtare.
  • Mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura.
  • Administrimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë tokën, pyjet, ujërat dhe ajrin.
  • Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për mjedisin, si dhe monitorimin e respektimit të tyre.
  • Promovimin e zhvillimit të gjelbër dhe reduktimin e ndotjes.
  • Përgatitjen dhe koordinimin e projekteve mjedisore, në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Detyrimet e operatorëve ekonomikë

Operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari me ndikim në mjedis kanë detyrimin të respektojnë normat dhe kufijtë e lejuar të shkarkimeve ndotëse, kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore dhe kërkesat ligjore për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes në përputhje me ligjin nr. 10 431/2011, ‘Për mbrojtjen e mjedisit’ dhe ligjin nr. 10 448/2011, ‘Për lejet e mjedisit’.