Profile institucionesh
Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM)
Janë strukturat vendore të specializuara, në varësi të AKZM-së, që ushtrojnë funksionet për ruajtjen, menaxhimin, monitorimin dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura në territorin e qarkut përkatës.
Lexo më shumë Shfaq më pak : Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM)
Kompetencat:
Janë strukturat vendore të specializuara, në varësi të AKZM-së, që ushtrojnë funksionet për ruajtjen, menaxhimin, monitorimin dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura në territorin e qarkut përkatës.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Mbështet menaxhimin e integruar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare, si edhe koordinimin e çështjeve që lidhen me përdorimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit.
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Kompetencat:
Mbështet menaxhimin e integruar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare, si edhe koordinimin e çështjeve që lidhen me përdorimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Administron dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë burimet minerare, hidrokarburet dhe burime të tjera energjetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
Kompetencat:
Administron dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë burimet minerare, hidrokarburet dhe burime të tjera energjetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ka si mision të sigurojë: a) koordinimin, monitorimin dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore (NJQV), institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë në menaxhimin e integruar të mbetjeve,…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve
Kompetencat:
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ka si mision të sigurojë:
- koordinimin, monitorimin dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore (NJQV), institucionet e administratës publike dhe partnerët ndërkombëtarë në menaxhimin e integruar të mbetjeve, me qëllim kalimin e këtij sektori në ekonomi qarkulluese;
- promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për zhvillimin gradual të grumbullimit përmes ndarjes në burim e riciklimit në shkallë të gjerë dhe monitorimin e implementimit të standardeve dhe edukimin mjedisor, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë vendim dhe dispozitat në ligjin përkatës për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) u krijua si ristrukturim i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në mbështetje të ligjit Nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 568 datë…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Mjedisit
Kompetencat:
Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) u krijua si ristrukturim i Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve në mbështetje të ligjit Nr.10431, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e Mjedisit” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 568 datë 17.07.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 23, datë 03.02.2020 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit”.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një institucion qendror publik në varësi të ministrit, që ushtron juridiksionin e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përmes zyrës qendrore të AKM-së dhe 4 Agjencive Rajonale të Mjedisit.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit financohet nga Buxheti i Shtetit dhe burimet e veta si dhe ka pavarësi në vendimmarrjen dhe kryerjen e funksioneve të saj, të parashikuara me ligj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka selinë në Tiranë dhe ka vulën e vet.
AKM-ja ka për mision mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, përdorimin e matur dhe racional të natyrës e të burimeve të saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
Funksionet e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit janë:
- Sigurimi i performancës mjedisore;
- Kërkimi dhe dija mjedisore;
- Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe licencimi;
- si dhe Inspektimi dhe kontrolli tematik për respektimin e kërkesave ligjore e të kushteve mjedisore.
Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision: “Mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare”.…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Pyjeve
Kompetencat:
Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka si mision: “Mirëqeverisjen e pyjeve në nivel kombëtar, ruajtjen dhe zhvillimin e tyre, përdorimin e qëndrueshëm dhe shumëfunksional të burimeve në fondin pyjor kombëtar, si pasuri natyrore me rëndësi kombëtare”. Në funksionin drejtues Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka rolin e një autoriteti që garanton performancën dhe efikasitetin e sektorit, siguron standarde dhe metodologji për aktivitetet dhe operacionet e sektorit, angazhon palët e interesuara dhe forcon koordinimin/bashkëpunimin midis tyre. Krijon një sistem të përshtatshëm për mbledhjen e informacionit dhe transferimin e njohurive. Është përgjegjëse për garantimin e performancës dhe standardeve në lidhje me fondin pyjor kombëtar.
Ka rolin e një autoriteti që garanton performancën dhe efikasitetin e sektorit të pyjeve, siguron standarde dhe metodologji për aktivitetet dhe operacionet e sektorit, angazhon palët e interesuara dhe forcon koordinimin/bashkëpunimin midis tyre. Krijon një sistem të përshtatshëm për mbledhjen e informacionit dhe transferimin e njohurive.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Administron dhe kontrollon sistemin e zonave të mbrojtura dhe koordinon ruajtjen, menaxhimin dhe monitorimin e tyre në të gjithë vendin.
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Kompetencat:
Administron dhe kontrollon sistemin e zonave të mbrojtura dhe koordinon ruajtjen, menaxhimin dhe monitorimin e tyre në të gjithë vendin.
Agjencitë Rajonale të Mjedisit (ARM)
Strukturat rajonale të AKM-së përfaqësojnë nivelin rajonal të ushtrimit të funksioneve të institucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë (ARM). Ato mbështesin zbatimin e legjislacionit mjedisor përmes verifikimit të dokumentacionit të aplikimeve për vlerësimin e…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Agjencitë Rajonale të Mjedisit (ARM)
Kompetencat:
Strukturat rajonale të AKM-së përfaqësojnë nivelin rajonal të ushtrimit të funksioneve të institucionit në territorin e Republikës së Shqipërisë (ARM). Ato mbështesin zbatimin e legjislacionit mjedisor përmes verifikimit të dokumentacionit të aplikimeve për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe lejet mjedisore, administrimit të të dhënave dhe regjistrave mjedisorë, si dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe strukturat e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit. Sipas strukturës së publikuar nga AKM-ja, veprimtaria rajonale organizohet në katër agjenci rajonale: Tiranë–Durrës–Dibër; Fier–Vlorë–Gjirokastër; Berat–Elbasan–Korçë; dhe Lezhë–Shkodër–Kukës. Për një projekt të caktuar, struktura rajonale kompetente përcaktohet duke marrë parasysh territorin ku zhvillohet veprimtaria dhe ndarjen e kompetencave në fuqi.
Bashkitë
Bashkia është përgjegjëse për: - Hartimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve mjedisore vendore; - Zhvillimin e strategjive lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor të qytetarëve; - Menaxhimin e mbetjeve (mbledhja, transporti, depozitimi…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Bashkitë
Kompetencat:
Bashkia është përgjegjëse për:
- Hartimin dhe zbatimin e politikave dhe planeve mjedisore vendore;
- Zhvillimin e strategjive lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor të qytetarëve;
- Menaxhimin e mbetjeve (mbledhja, transporti, depozitimi dhe pastrimi i territorit);
- Kujdesin për pastërtinë publike dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, parqeve dhe lulishteve;
- Rehabilitimin e zonave të ndotura dhe parandalimin e ndotjes nga aktivitetet lokale;
- Kontrollin e zbatimit të rregullave për ndotjen akustike, ajrore dhe ujore në territorin e bashkisë;
- Dhënien e lejeve mjedisore lokale për aktivitete që ndikojnë në mjedis (sipas kompetencës ligjore);
- Informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje për çështjet mjedisore;
- Promovimin e energjisë së pastër dhe të ekonomisë rrethore në territorin e saj.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit, ndërtimet, tokën, ajrin, ujërat, pyjet dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore.
Lexo më shumë Shfaq më pak : Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Kompetencat:
Kontrollon zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit, ndërtimet, tokën, ajrin, ujërat, pyjet dhe menaxhimin e integruar të burimeve ujore.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) është institucioni kombëtar përgjegjës për kërkimin shkencor, ekspertizën teknike, monitorimin e faktorëve të rrezikut dhe mbështetjen e politikave në fushën e shëndetit publik. Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit nga…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)
Kompetencat:
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) është institucioni kombëtar përgjegjës për kërkimin shkencor, ekspertizën teknike, monitorimin e faktorëve të rrezikut dhe mbështetjen e politikave në fushën e shëndetit publik. Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit nga ndikimet e mjedisit, ISHP-ja kryen studime dhe vlerësime mbi ekspozimin e popullatës ndaj ndotësve, monitoron treguesit e shëndetit mjedisor dhe kontribuon në vlerësimin e ndikimit të cilësisë së ajrit, ujit, zhurmave dhe faktorëve të tjerë fizikë e kimikë në shëndetin e njeriut. Instituti ushtron gjithashtu funksione kërkimore dhe laboratorike në fushat përkatëse, si dhe ofron ekspertizë teknike për institucionet kompetente.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ushtron përgjegjësitë përkatëse në zbatimin e masave teknike dhe rregullatore që lidhen me kontrollin e mjeteve motorike, përfshirë…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kompetencat:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ushtron përgjegjësitë përkatëse në zbatimin e masave teknike dhe rregullatore që lidhen me kontrollin e mjeteve motorike, përfshirë verifikimin e përmbushjes së kërkesave për shkarkimet e gazeve ndotëse. Këto masa synojnë kufizimin e ndotjes së ajrit nga transporti rrugor dhe garantimin e përputhshmërisë së mjeteve me standardet teknike dhe mjedisore të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.
Ministria e Mjedisit
Misioni i Ministrisë së Mjedisit është të mbrojë, ruajë dhe përmirësojë mjedisin, të sigurojë përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të garantojë zbatimin e legjislacionit mjedisor në Shqipëri. Sipas Rregullores së Brendshme të Ministrisë…
Lexo më shumë Shfaq më pak : Ministria e Mjedisit
Kompetencat:
Misioni i Ministrisë së Mjedisit është të mbrojë, ruajë dhe përmirësojë mjedisin, të sigurojë përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të garantojë zbatimin e legjislacionit mjedisor në Shqipëri.
Sipas Rregullores së Brendshme të Ministrisë së Mjedisit, misioni i saj përfshin:
- Hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore kombëtare.
- Mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura.
- Administrimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përfshirë tokën, pyjet, ujërat dhe ajrin.
- Zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore për mjedisin, si dhe monitorimin e respektimit të tyre.
- Promovimin e zhvillimit të gjelbër dhe reduktimin e ndotjes.
- Përgatitjen dhe koordinimin e projekteve mjedisore, në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Detyrimet e operatorëve ekonomikë
Operatorët ekonomikë që ushtrojnë veprimtari me ndikim në mjedis kanë detyrimin të respektojnë normat dhe kufijtë e lejuar të shkarkimeve ndotëse, kushtet e përcaktuara në lejet mjedisore dhe kërkesat ligjore për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes në përputhje me ligjin nr. 10 431/2011, ‘Për mbrojtjen e mjedisit’ dhe ligjin nr. 10 448/2011, ‘Për lejet e mjedisit’.